Bota

VIDEO/ Punonjësi preku brumin pasi kishte futur gishtat në hundë, Domino's Pizza kërkon falje për sjelljen e tij

Kërkimi i faljes u bë të hënën pasi një video 15 sekondëshe tregoi një punonjës mashkull që ngacmonte me gishta hundën e tij dhe më pas vazhdoi ta fshinte atë në brumin e picës.

14 Shkurt 2024, 19:50 Nga S.B
VIDEO/ Punonjësi preku brumin pasi kishte futur gishtat në hundë,
pamje nga ngjarja

TOKIO- Domino's Pizza Japoni ka kërkuar falje publike në llogarinë e saj zyrtare në X pasi një video e një punonjësi që fut gishtin në hundë dhe më pas e fshin atë në brumin e picës u bë virale. Në postim zyrtarët e Domino kërkuan falje për çdo shqetësim që videoja u shkaktoi klientëve të tyre.

Kërkimi i faljes u bë të hënën pasi një video 15 sekondëshe tregoi një punonjës mashkull që ngacmonte me gishta hundën e tij dhe më pas vazhdoi ta fshinte atë në brumin e picës, raportoi Kyodo News. Pamjet e shakasë u bënë virale në X dhe platforma të tjera të mediave sociale, duke mbledhur kritika në të gjithë ueb-in.

Sipas Domino's, videoja u filmua nga një punonjës me kohë të pjesshme në një dyqan në qytetin Amagasaki, prefektura Hyogo, rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës. Brumi i picës në video nuk është përdorur në asnjë product dhe më vonë është hedhur në plera. Masat u morën menjëherë dhe po në të njëjtën ditë erdhi edhe pushimi nga puna i punonjësit.

domino's pizza pica japoni

Sondazh

Poll