Bota

“Nuk ka pajisje për hebrenjtë”/ Policia zvicerane nis hetimin ndaj biznesit për antisemitizëm

Biznesi tha se nuk kishte asgjë të bënte me antisemitizmin dhe se kishte shumë mysafirë të mrekullueshëm hebrenj.

14 Shkurt 2024, 19:39 Nga S.N
“Nuk ka pajisje për hebrenjtë”/ Policia zvicerane nis
Davos, Zvicër

ZVICËR- Policia zvicerane ka nisur hetimet për një dyqan skish, pasi dyqani i ndodhur në Davos kishte vendosur një tabelë ku shkruhej “nuk ka pajisje me qera për hebrenjtë”.

Sa i përket tabelës, hotel-restoranti në zonën malore të Pischa në Davos tha se po e bënte këtë gjë pas disa incidenteve shumë të bezdishme nga hebrenjtë, përfshirë këtu vjedhjen, shkruajnë mediat e huaja.

Policia në rajon tha se kishte filluar një hetim mbi shkeljen e mundshme të diskriminimit dhe nxitjes së gjuhës së urretjes.

"Posteri është padiskutim diskriminues. Ky është antisemitizëm. Një grup i tërë mysafirësh po etiketohen kolektivisht për shkak të pamjes dhe origjinës së tyre", tha Jonathan Kreutner, kreu i Federatës Zvicerane të Komuniteteve Hebraike. 

Biznesi tha se nuk kishte asgjë të bënte me antisemitizmin dhe se kishte shumë mysafirë të mrekullueshëm hebrenj. Megjithatë, hoteli kërkoi falje dhe tha se tabela ishte e formuluar keq, e cila tani është hequr.

zvicer hebrenjte

Sondazh

Poll