Bota

Shpërthim në tubacionet e gazit në Iran/ A ka gisht armiku i tyre i deklaruar Izraeli?

Nga shpërthimet nuk pati viktima por u shkaktuan ndërprerje me gaz natyror në të paktën tre provinca të vendit.

14 Shkurt 2024, 19:02 Nga S.N
Shpërthim në tubacionet e gazit në Iran/ A ka gisht armiku i tyre
Pamje nga vendngjarja

IRAN- Rrjeti i shpërndarjes së gazit natyror në Iran është shkatërruar pas dy shpërthimeve mbrëmjen e djeshme dhe ditën e sotme, njoftuan autoritetet duke e denoncuar si një akt terrorizmi.

Nga shpërthimet nuk pati viktima por u shkaktuan ndërprerje me gaz natyror në të paktën tre provinca të vendit. Asnjë nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen dhe atoritetet nuk kanë dhënë emër të dyshuari, shkruajnë mediat e huaja.

Irani ka akuzuar vazhdimisht agjentët e Izraelit, një armik i deklaruar i Republikës Islamike, për kryerjen e operacioneve sabotuese kundër infrastrukturës së vendit.

iran izrael

Sondazh

Poll