Bota

Shpallen zyrtarisht zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për më datë 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

14 Shkurt 2024, 18:10 Nga M.B
Shpallen zyrtarisht zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale në
Jovan Mitreski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski pasditene e sotme shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për më datë 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj, raporton Klan Macedonia.

Sipas Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, afatet për zbatimin e veprimeve zgjedhore fillojnë nga dita e botimit të Vendimit në Gazetën Zyrtare.

“Sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese dhe afatet e parapara me kushtetutë, nënshkrova vendimet për shpalljen e zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për deputetë në Kuvend. Siç dihet, raundi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale në vend do të mbahet më 24 prill 2024, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë në të njëjtën ditë me votimin për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, pra më 8 maj”, ka thënë Mitreski.

maqedonia e veriut zgjedhje

Sondazh

Poll