Bota

Izraeli refuzon të vazhdojë negociatat me Hamasin

Egjipti dhe Katari po përpiqen t’i zhbllokojnë negociatat dhe raportohet se bisedimet e nesërme do të duhej të fokusoheshin në aspektet humanitare të marrëveshjes.

14 Shkurt 2024, 18:53 Nga M.B
Izraeli refuzon të vazhdojë negociatat me Hamasin
Benjamin Netanyahu


LINDJE E MESME- Delegacioni izraelit nuk do të shkojë nesër në Kajro për të marrë pjesë në vazhdimin e negociatave që synojnë arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin, që do të rezultonte me lirimin e të burgosurve izraelitë. Egjipti dhe Katari po përpiqen t’i zhbllokojnë negociatat dhe raportohet se bisedimet e nesërme do të duhej të fokusoheshin në aspektet humanitare të marrëveshjes. Kujtojmë se shefat e Mossadit dhe këshilltari diplomatik i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin dje në Kajro dhe morën pjesë në negociata.

Një burim nga zyra e kryeministrit tha për The Times of Israel se ata dëgjuan vetëm propozimet në takim. Netanyahu thotë se nuk sheh asnjë kuptim të dërgojë përsëri delegacionin derisa Hamasi të ndryshojë kërkesat për lirimin e të burgosurve.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll