Bota

Tre policë plagosen nga person i armatosur në SHBA

Shefja e Policisë Pamela Smith, tha se gjithçka filloi në orën 1:30 me orën lokale, kur ndaj oficerëve u hap zjarr sapo mbërritën në vendngjarje.

14 Shkurt 2024, 18:40 Nga S.N
Tre policë plagosen nga person i armatosur në SHBA
Foto Ilustrim

WASHINGTON- Tre policë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në pjesën juglindore të Washingtonit në SHBA. Policët hynë në një kompleks banimi për të arrestuar një dhunues kafshesh, por ai filloi të qëllonte me armë, shkruajnë mediat e huaja.

Shefja e Policisë Pamela Smith, tha se gjithçka filloi në orën 1:30 me orën lokale, kur ndaj oficerëve u hap zjarr sapo mbërritën në vendngjarje.

Punonjësit e policisë u plagosën nga plumbat por janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për trajtim mjekësor. Ndërsa personi i armatosur u mbyll brenda shtëpisë dhe nuk po dorëzohet në polici.

Në vitin 2023 krimi në kryeqytetin amerikan u rrit me 39% krahasuar me vitin 2022.  Grabitjet janë rritur me 67%, ndërsa vrasjet me 35% sipas të dhënave të policisë.

washington

Sondazh

Poll