Politike

Godet herë policët herë protestuesit/ Është i dehur apo kërkon të krijojë trazira? (VIDEO)

5 Mars 2019, 20:27 Nga DOSJA
Godet herë policët herë protestuesit/ Është i dehur apo

TIRANË- Opozita ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër protestë para Kuvendit të Shqipërisë, protestë që zgjati për rreth 4 orë. (Lexo këtu)

Gjatë kësaj proteste pati vetëm incidente të vogla.

Mes këtyre incidenteve të vogla, është edhe një në të cilin shfaqet një person i mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai sulmon sa policinë, aq edhe protestuesit, ndërsa gazetari i Sokol Dema, i Fax News, raporton se mund të jetë i dehur.

Është i porositur për të krijuar tensione apo thjeshtë një i dehur, kjo mbetet për tu parë.

Por kujtojmë se infiltrime të këtyre personave të ndryshëm si protestues, janë denoncuar edhe nga opozita, e cila pretendon se janë nxitës të dhunës në protestat e tyre. (Lexo këtu)

Para disa ditësh, kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, akuzoi një efektiv polici të veshur civil me xhup të kuq, për nxitje të dhunës në protestë dhe orientim të protestuesve drejt dyerve të Kryeministrisë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike incident në protestë protesta e opozites incident në protestë protesta e opozites

Sondazh

Poll