Politike

Rama ‘mund’ Salvinin me komente, por Kryeministri i Shqipërisë shumicën i ka negative (FOTO)

5 Mars 2019, 21:10 Nga DOSJA
Rama ‘mund’ Salvinin me komente, por Kryeministri i

ITALI- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është i ftuar në televizionin “Rai Uno”, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga gazetari dhe moderatori i emisionit “Porta a Porta”, Bruno Vespa.

“Këtë mbrëmje me ne është Edi rama, kryeministri i Shqipërisë. Çfarë ndodh në vend? A është ringritur ekonomia? Në mbrëmjen e dytë në Rai Uno”, – shkruan Vespa në Facebook.

Por në pak minuta, kanë vërshuar komentet dhe shpërndarjet e këtij postimi.

Nëse do të kthemi në kohë, më 10 janar të këtij viti, kur i ftuar në “Porta a Porta” ishte ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, do të vëmë re se shpërndarjet e dy postimeve janë të ndryshme.

Në postimin e Vespës për emisionin me Kryeministrin Edi Rama janë bërë më shumë komente se në atë për zëvendëskryeministrin njëherësh Ministër i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.

Por nëse do të shohim komentet për kryeministrin Edi Rama, do të vihet re se shumica dërrmuese e tyre janë komente negative. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emisioni porta a porta komentet në facebook matteo salvini edi rama emisioni porta a porta komentet në facebook matteo salvini

Sondazh

Poll