Politike

Justiniani I, Universiteti që i dhuroi Ramës 2 (deri në 3) deputetë?

5 Mars 2019, 20:03 Nga DOSJA

TIRANË- Në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, Myslym Murrizi tregoi se ka qenë aksioner në Universitetin Justiniani I, por i ka shitur aksionet. Ortaku i tij tek Universiteti ka qenë deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shametaj.

Pasi u bashkua para disa vjetësh me Shametajn te Justiniani I, tani, ndoshta rastësisht, u bashkuan edhe në Parlament. Kështu Universiteti jopublik i Drejtësisë, tani ka vetëm 1 aksioner të deklaruar, por 2 deputetë në Kuvend.

Mund të ketë edhe një tjetër, të padeklaruar. Ai është Edmond Rrushaj, deputeti më i freskët, që nuk pranoi vendimin e LSI për dorëzimin e mandatit. Ndërsa Rrushaj betohej, në redaksinë e Dosja.al, vinte një informacion që Rrrushaj ka qenë aksioner i padeklaruar i Justiniani I.

Madje thuhet se pas dhurimit te aksioneve tek Loreta Bengasi qëndron pikërisht Rrushaj. Sipas informaiconit të mbërritur në Dosja.al, Rrushaj ka punuar në QSUT dhe ka qenë pedagog tek Justiniani.

Përpara kësaj ka qenë shofer i Spartak Brahos. Ka qenë piëkrisht Braho që i ka hapur rrugën tek LSI. Që atëherë ai e ka miksuar politikën me biznesin, duke përfituar nga emërimet që LSI i ka patur pikën më të fortë të rekrutimit.

Sot, ndërsa investimi i LSI, bëhet pluhur me betimin e Rrushajt në Kuvend, investimi i Universitetit Justiniani I, duket se ka dhënë plot 3 deputetë.

Ekstrakt historik i Justiniani I nga QKR (Kliko këtu që të hapet dokumenti i plotë)

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arnor shameti edmond rrushi justiniani i myslim murriz universiteti qe lidh deputetet arnor shameti edmond rrushi justiniani i myslim murriz universiteti qe lidh deputetet

Sondazh

Poll