Politike

Rama tek “Rai”/ Zv. ministri Koçi e mbron, Olti Curri dhe Dritan Zagani e sulmojnë në komente (FOTO)

5 Mars 2019, 18:28 Nga DOSJA
Rama tek “Rai”/ Zv. ministri Koçi e mbron, Olti Curri dhe

ITALI- Këtë mbrëmje me ne është Edi rama, kryeministri i Shqipërisë. Çfarë ndodh në vend? A është ringritur ekonomia? Në mbrëmjen e dytë në Rai Uno”.

Është Bruno Vespa që me këto fjalë, i fton teleshikuesit në emisionin e tij Porta a Porta.

Në vetëm pak minuta postim, shqiptarët e Italisë kanë shpërthyer me komente negative.

“Bruno Vespa, mos e ndot “Porta a Porta” me Edi Ramën, se është gënjeshtar. Ku është rritur ekonomia shqiptare, kanë ardhur mijëra shqiptarë në Itali për të punuar, sapo ai u bë kryeministër. U bë vendi i parë në tregtinë e drogës. Lëre atë, një komunist i madh si babai i tij”.

I thotë i pari me një italishte që të ngjashme me shqipen nga sintaksa.

“Bën mirë Bruno Vespa se e ka furnizuar Italinë me Kanabis dhe krim”, i thotë një tjetër shqiptar.

“Mirëmbrëma zoti Vespa, a mund ta pyesësh Kryeministrin Rama, si mundet që vendi më i varfër në Europë, me adminsitratën më luksoze në botë”, i kërkon një tjetër.

Mes atyre që kanë komentuar kanë qenë dhe zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili shkruan se opozita po proterston se ka frikë nga drejtësia. Të  ashpër në komentin e tyre kanë qenë dhe Olti Curri dhe Dritan Zagani, të cilët shkruajnë se Rama po shkatërron Shqipërinë.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi: Hajdutët e ish-qeverisë së Berishës po protestojnë. Ata kanë frikë nga drejtësia e re.

Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani: Z. Vespa, Rama është vetëm një i droguar dhe po shkatërron vendin.

Blogeri Olti Curri:  A mund t’i kërkoni atij se sa biznese janë të mbyllura gjatë sundimit të tij në Shqipëri dhe sa shqiptarë kanë lënë Shqipërinë për të emigruar, sepse ata nuk kanë të ardhme në vendin e tyre?

Nuk dihet nëse këto komente negative, që dominuar statusin e tij në FB, Bruno Vespa ia përcolli si pyetje Kryeministrit gjatë intervistës së regjistruar. Për këtë do të presim transmetimin e Porta e Porta në Rai Uno.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komentet e shqiptareve media italiane porta a porta protesta e opozites 5 mars 2019 rama tek bruno vespa edi rama komentet e shqiptareve media italiane porta a porta protesta e opozites 5 mars 2019 rama tek bruno vespa

Sondazh

Poll