Art&Argëtim

Katy Perry i rikthehet muzikës, heq dorë nga "Americal Idol"

Të hënën ajo tha se ka shumë projekte duke përfshirë këngë të reja, që do të vijnë së shpejti.

13 Shkurt 2024, 12:05 Nga S.B
Katy Perry i rikthehet muzikës, heq dorë nga "Americal Idol"
Katy Perry

SHBA- Këngëtarja dhe gjyqtarja e ‘American Idol’ Katy Perry njoftoi largimin e saj nga spektakli pas shtatë sezonesh në Jimmy Kimmel Live! Të hënën ajo tha se ka shumë projekte duke përfshirë këngë të reja, që do të vijnë së shpejti.

“Mendoj se kjo ndoshta do të jetë shfaqja ime e fundit, sezoni im i fundit për Idol”, konfirmoi Perry. “Dua të them që e dua shumë Idol. Më ka lidhur me zemrën e Amerikës, por më duhet të dal dhe ta ndjej atë pulsin me ritmin tim.” shtoi ajo, duke i shkelur syrin mikpritësit Jimmy Kimmel.

Kur u pyet se çfarë thanë kolegët e saj gjyqtarë të Idol, Luke Bryan dhe Lionel Richie për largimin e saj, Perry u përgjigj: "Epo ata do ta zbulojnë sonte!"

Më pas ajo shpjegoi se bashkëgjyqtarët “e dinë se unë kam disa gjëra të planifikuara për këtë vit”, duke shtuar, “Pra, do të jetë një vit shumë, shumë emocionues… për të gjitha vajzat e yjeve të pop-it!”

 

katy perry american idol

Sondazh

Poll