Bota

10 mijë paund shpenzime nga fondet publike në Angli për të zbërthyer mesazhet e emigrantit shqiptar të akuzuar për shitje kokaine

Bëhët fjalë për Marin Ndrecën 24 vjeç, i cili u deklarua fajtor për shitje kokaine në Gloucestershire javën e kaluar.

12 Shkurt 2024, 17:04 Nga S.N
10 mijë paund shpenzime nga fondet publike në Angli për të
Marin Ndreca

ANGLI- Tatimpaguesit britanikë kanë shpenzuar 10 mijë paund për disa përkthyes shqiptarë në shërbim të një emigrant që tregëtonte kokainë. Bëhët fjalë për Marin Ndrecën 24 vjeç, i cili u deklarua fajtor për shitje të kokainës në Gloucestershire javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

Para se ai të deklarohej fajtor, u desh të shpenzoheshin 10 mijë paund nga fondet publike për përkthyes shqiptarë që të zbërthenin mesazhet e tij me tekst.

Edhe psë Ndreca tani më e ka pranuar fajin, ai ende refuzon të pranojë të gjithë veprimtarinë e tij kriminale. Kjo gjë bën që të duhet të shpenzohen më shumë para publike për gjykimin e çështjes, në muajin maj përpara se të vendoset dënimi për Ndrecën.

Duke folur në Gjykatën e Gloucester Crown javën e kaluar, gjyqtari Ian Lawrie KC tha: Ka pasur një sasi të jashtëzakonshme të shpenzimeve publike për shkak të një të pandehuri që nuk mund të përballet me situatën e tij.

marin ndreca angli

Sondazh

Poll