Bota

Jill Biden: Nuk mund ta imagjinoj që dikush përpiqet të përdorë vdekjen e djalit tonë për të fituar pikë politike

Ajo u shpreh se nëse dikush ka përjetuar një humbje të tillë, atëherë e dinë që nuk matet me vite, por me trishtim.

12 Shkurt 2024, 14:40 Nga E.d
Jill Biden: Nuk mund ta imagjinoj që dikush përpiqet të
Joe Biden dhe Jill Biden

SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden u tha donatorëve të fushatës se nuk e dinte se çfarë po përpiqej të merrte këshilltari special Robert Hur kur ai tregoi që burri i saj, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk mund të mbante mend se kur vdiq djali i tij.

“Ne duhet të kuptojmë gjithçka dhe nuk mund ta imagjinoj që dikush do të përpiqet të përdorë vdekjen e djalit tonë për të fituar pikë politike”, shkroi ajo në një email drejtuar donatorëve të fushatës.  

Ajo u shpreh se nëse dikush ka përjetuar një humbje të tillë, atëherë e dinë që nuk matet me vite, por me trishtim. Prokurori special Robert Hur tha më herët se presidenti nuk duhet të përballet me akuzat për mbajtjen e dokumenteve dhe e përshkroi si një mbrojtje hipotetike që presidenti 81-vjeçar ka një kujtesë që është e turbullt dhe e keqe dhe ka kufizime të konsiderueshme. Duke shtuar se gjatë një interviste me hetuesit, ai as që mund të kujtohej se sa vite më parë i kishte vdekur djali i madh. 

 

jill biden joe biden

Sondazh

Poll