Bota

Elon Musk: Forcat ruse nuk po përdorin terminalet e Starlink, informacionet janë të rreme

Starlink që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë thuhet se ka qenë jetik për komunikimet në fushën e betejës së Kievit, gjë që u mohua nga vetë kompania.

12 Shkurt 2024, 14:45 Nga M.B
Elon Musk: Forcat ruse nuk po përdorin terminalet e Starlink, informacionet
Elon Musk dhe Vladimir Putin

SHBA- Pretendimet se forcat ruse po përdorin internetin satelitor të Starlink nga SpaceX në territoret ukrainase, janë mohuar nga kompania dhe vetë pronari i saj, Elon Musk. Starlink që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë thuhet se ka qenë jetik për komunikimet në fushën e betejës së Kievit, gjë që u mohua nga vetë kompania. Sipas Inteligjencës ukrainase të Mbrojtjes, këto terminale po përdoren nga njësitë si brigada 83 ruse e sulmit ajror, e cila kryesisht lufton në rajonin lindor të Ukrainës. Këto akuza janë mohuar nga pronari i SpaceX, Elon Musk.

“Për aq sa dimë, Starlink nuk është shitur drejtpërdrejt e as tërthorazi në Rusi. Një numër i lajmeve të rreme pretendojnë se SpaceX po shet terminale Starlink në Rusi. Kjo është kategorikisht e rreme”, tha Musk.

Gjithashtu, edhe Starlink në një deklaratë nuk pranoi se pajisjet e saj përdoren nga forcat ruse.

“Nëse SpaceX merr njohuri se një terminal Starlink po përdoret nga një palë e sanksionuar ose e paautorizuar, ne do të hetojmë pretendimet dhe do të marrim veprime për të çaktivizuar terminalin nëse kjo konfirmohet”, tha Starlink.

Kundërpërgjigja e Starlink dhe pronarit të saj erdhi pasi GUR pretendoi se ka publikuar përgjimet nga biseda e dy ushtarëve rus në lidhje me terminalet. 

elon musk rusia starlink

Sondazh

Poll