Bota

"Donte të hakmerrej ndaj shefave"/ Flasin dëshmitarët e sulmit me tre viktima në kompaninë e transportit në Greqi

i Sipas informacioneve, autori i sulmit ishte një ish-punonjës i kompanisë, me origjinë egjiptiane, i cili ishte shkarkuar nga puna. Burri prej vitesh ka qenë përgjegjës në kompani.

12 Shkurt 2024, 14:18 Nga r.ll
"Donte të hakmerrej ndaj shefave"/ Flasin dëshmitarët e
deshmitaret

GREQI- Glyfada në Greqi është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm me armë zjarri në një kompani transporti, ku një ish-punonjës i saj hyri dhe qëlloi disa herë duke vrarë tre persona dhe më pas vrau veten. 

Punonjësit e kompanisë kanë përshkruar për protothema.gr momentin tronditës kur ish-punonjësi egjiptian i kompanisë hyri në zyrat në rrugën Artemisiou dhe sulmoi shefat e kompanisë.

Një prej tyre thotë se “ishim në zyrat tona dhe dëgjuam të shtëna, nuk e dinim se çfarë ndodhi. Bëhet fjalë për një punonjës të vjetër të kompanisë, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar prej kohësh. Mesa duket ka dashur të hakmerret me shefat. Ai u bërtiste të gjithëve që të largoheshin. Ai nuk donte të godiste asnjë prej nesh. Vetëm shefat. Pra, synoi ata. Ai qëlloi dy shefat dhe një punonjës që iu afrua duke u përpjekur ta qetësonte. Ai hyri me një karabinë përsëritëse me tytë të shkurtër dhe një revole. Kur hyri në kompani nuk e kishte nxjerrë armën, mbante një thes. Unë isha në dyshemenë time, duke u fshehur nën tavolinën time derisa policët hynë dhe na nxorrën të gjithëve jashtë.

Një tjetër punonjës i kompanisë tha “Isha në katin e parë, gjithçka që ndodhi ishte në katin e dytë. Dëgjova dy të shtënat e para, shkova në shkallë dhe pashë dy djem që zbrisnin dhe thoshin "është Aris me armë dhe qëllon!". E pashë të hynte në kompani sepse jam afër hyrjes. Unë e njoh makinën sepse ne të dy jemi punonjës për një kohë të gjatë këtu. E di që është në pension, nuk e di nëse është shkarkuar”.

Sipas informacioneve, autori i sulmit ishte një ish-punonjës i kompanisë, me origjinë egjiptiane, i cili ishte shkarkuar nga puna. Burri prej vitesh ka qenë përgjegjës në kompani. Ai kishte hyrë në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte. Me të hyrë brenda, ai tha se kishte ardhur për të pastruar. Ai fillimisht është ngjitur në një nga katet e zyrave ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër. Tre viktimat ishin shefat e kompanisë ku ai kreu sulmin.

sulm greqi

Sondazh

Poll