Bota

E mashtroi duke i ofruar patatina, 42-vjeçari abuzon me 13-vjeçaren me autizëm, vihet në pranga pakistanezi në Greqi

Mediat greke bëjnë me dije se vajza e mitur ishte më autizëm.

12 Shkurt 2024, 14:35 Nga N.F
E mashtroi duke i ofruar patatina, 42-vjeçari abuzon me
Policia greke

GREQI- Një 42-vjeçar pakistanez është vënë në pranga nga autoritet greke pasi akuzohet për abuzim seksual me një 13-vjeçare. Mediat greke bëjnë me dije se vajza e mitur ishte më autizëm.

42-vjeçari kërkoi falje për veprimet e tij ndërsa akuzohet për abuzim me një person të paaftë për t'u mbrojtur nga një akti seksual dhe gjithashtu për akte seksuale me një të mitur. Rasti u zbulua pas denoncimit të nënës së fëmijës e cila mobilizoi menjëherë EL.AS. Policia arrestoi të huajin jashtë shtëpisë së tij në Zefyri. 42-vjeçari dyshohet se e joshi fëmijën në shtëpinë e tij mesditën e së premtes, duke i premtuar se do t'i jepte një patina, pasi e dinte se viktima i pëlqente ato.

abuzim seksual arrestim greqi

Sondazh

Poll