Bota

Po shkonte në finalen e Super Bowl, vdes bankieri nigerian si pasojë e përplasjes së helikopterit

Në helikopter ishin gruaja, djali dhe ish-kryetari i bursës nigeriane.

12 Shkurt 2024, 14:43 Nga S.B
Po shkonte në finalen e Super Bowl, vdes bankieri nigerian si pasojë e
Herbert Vigve

SHBA- Bashkëthemeluesi i “Access Bank”, një prej bankave më të mëdha në Nigeri, është në mesin e gjashtë viktimave të rrëzimit të helikopterit në shtetin amerikan të Kalifornisë, që ndodhi të premten, raporton BBC. Herbert Wigwe (57), i cili ishte nisur për në Las Vegas për të marrë pjesë në finalen e Super Bowl, eventi më i madh sportiv vjetor në SHBA, kur avioni u rrëzua 96 kilometra larg Vegasit, sipas mediave nigeriane. Në helikopter ishin gruaja, djali dhe ish-kryetari i bursës nigeriane.

Presidenti nigerian Bola Tinubu e quajti vdekjen e Wigwe një "tragjedi të madhe". Hetuesit amerikanë shkuan në vendin e ngjarjes, në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë jugore, për të përcaktuar shkakun e përplasjes. Helikopteri po udhëtonte nga Palm Springs në Boulder City, Nevada, kur u rrëzua. Zyra e Sherifit të Qarkut San Bernadino tha se vendi i përplasjes ishte afër Nipton, në buzë të shkretëtirës.

bankier shba super bowl

Sondazh

Poll