Bota

Meta njofton: Instagram dhe Threads nuk do të rekomandojnë më përmbajtje politike

Po ashtu Meta planifikon që në të ardhmen ta shpërndajë edhe në Facebook këtë kontroll. 

12 Shkurt 2024, 13:56 Nga E.d
Meta njofton: Instagram dhe Threads nuk do të rekomandojnë më
Foto ilustruese

 

SHBA- Meta ka njoftuar se nuk do t’u rekomandojë më postime politike përdoruesve në Instagram dhe Threads. 

“Ne duam që Instagram dhe Threads të jenë një përvojë e shkëlqyer për të gjithë. Nëse vendosni të ndiqni llogaritë me përmbajtje politike ne nuk futemi mes jush dhe postimeve të tyre, por ne gjithashtu nuk duam të rekomandojmë në mënyrë proaktive përmbajtje politike të llogarive që ju nuk i ndiqni”, tha kompania në një postim.

Po ashtu Meta planifikon që në të ardhmen ta shpërndajë edhe në Facebook këtë kontroll. 

“Qëllimi ynë është të ruajmë aftësinë që njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin ndërveprimin me përmbajtjen politike duke respektuar preferencat e secilit person për të”, tha kreu i Instagram, Adam Mosseri.

Nëse një llogarie i mohohet promovimi i postimeve, ajo mund të fshijë postimet e fundit, dhe të kërkojë një rishikim nga kompania. Kjo lëvizje nga Meta vjen për të ndihmuar kontrollin e përmbajtjes politike pasi fushatat më të mëdha zgjedhore po zhvillohen në rrjete sociale.

 

 

instagram facebook

Sondazh

Poll