Bota

Gjykata holandeze vendos: Qeveria të ndalojë eksportin e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael

Tre organizata joqeveritare, Oxfam Novib, Pax for Peace dhe Forumi i të Drejtave, apeluan një vendim të mëparshëm të gjykatës holandeze që lejonte eksportin e vazhdueshëm të pjesëve F-35 në Izrael.

12 Shkurt 2024, 13:41 Nga r.ll
Gjykata holandeze vendos: Qeveria të ndalojë eksportin e pjesëve
avion F-35

AMSTERDAM- Holanda duhet të ndalojë eksportin e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael brenda shtatë ditëve, vendosi të hënën një gjykatë holandeze, duke përmendur shqetësimet se ato mund të përdoren për të shkelur ligjin ndërkombëtar si pjesë e fushatës izraelite në Gaza.

“Gjykata konstaton se ekziston një rrezik i qartë që avionët luftarakë të Izraelit F-35 mund të përdoren për kryerjen e shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar. Kjo do të thotë se eksporti i pjesëve të F-35 nga Holanda në Izrael duhet të ndalet”., tha Gjykata e Apelit të Hagës në një deklaratë, shkruan CNN.

Tre organizata joqeveritare, Oxfam Novib, Pax for Peace dhe Forumi i të Drejtave, apeluan një vendim të mëparshëm të gjykatës holandeze që lejonte eksportin e vazhdueshëm të pjesëve F-35 në Izrael.

Të hënën, Gjykata e Apelit të Hagës tha se sipas disa rregulloreve ndërkombëtare në të cilat Holanda është palë, vendi duhet të parandalojë eksportin e pajisjeve ushtarake nëse ekziston një rrezik i qartë i shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Gjykata tha se Izraeli nuk merr parasysh mjaftueshëm pasojat e sulmeve të tij për popullatën civile, duke shtuar se sulmet e tij në Gaza kanë rezultuar në një numër disproporcional të viktimave civile.

hollande izrael

Sondazh

Poll