Bota

Sondazhi i ri: 86% e amerikanëve mendojnë se Biden është shumë i vjetër për të kandiduar për një mandat tjetër presidencial

Këtë rezultat e kanë nxjerr sondazhet e kryera ku 86% besojnë se Biden është i vjetër për të marrë një mandat të ri.

12 Shkurt 2024, 12:44 Nga N.F
Sondazhi i ri: 86% e amerikanëve mendojnë se Biden është
Joe Biden

SHBA- Shumica e amerikanëve e konsiderojnë Joe Biden shumë të vjetër për të qenë president edhe për një mandat tjetër. Këtë rezultat e kanë nxjerr sondazhet e kryera ku 86% besojnë se Biden është i vjetër për të marrë një mandat të ri.

Sipas sondazhit të kryer nga Ipsos Knoëledge Panel 59% e amerikanëve mendojnë se jo vetëm presidenti aktual por edhe ish-presidenti dhe rikandidati Donald Trump janë të moshuar për këtë rol dhe 27% që mendojnë se vetëm Biden është i madh. 62% e amerikanëve besojnë se 77-vjeçari Trump është shumë i vjetër për presidencën.

Megjithatë, elementi me interes të madh është se si i shohin votuesit e partive kandidatët e tyre. 73% e demokratëve mendojnë se Biden është shumë i madh për presidencën, ndërsa vetëm 35% e republikanëve ndajnë të njëjtin mendim për Trump. 91% e të pavarurve mendojnë se Biden është shumë i madh krahasuar me 71% për Trump.


Shqetësimet për moshën e dy kandidatëve janë rritur që nga shtatori, kur një sondazh i Washington Post zbuloi se 74 për qind e amerikanëve besonin se Biden – lideri më i vjetër në historinë e SHBA-së – ishte shumë i vjetër për të shërbyer edhe një mandat tjetër si president, dhe 49% thanë të njëjtën gjë për Trump.

Sondazhi i ri vjen pas një raporti nga këshilltari special Robert Herr, i cili rekomandoi që Biden të mos përballet me akuza për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara gjatë kohës që ishte jashtë detyrës, por vuri në pikëpyetje aftësinë e tij mendore. 

biden president trump sondazh shba

Sondazh

Poll