Bota

VIDEO/ U mbajtën disa muaj peng nga Hamasi, dy pengjet e shpëtuara bashkohen me familjarët

Ushtria, inteligjenca dhe policia izraelite liruan 60-vjeçarin, Fernando Marman dhe 70-vjeçarin Luis Har në një operacion të gjerë që bombardoi pjesë të qytetit duke vrarë rreth 100 persona.

12 Shkurt 2024, 13:33 Nga N.F
VIDEO/ U mbajtën disa muaj peng nga Hamasi, dy pengjet e shpëtuara
Pamje nga bashkimi i pengjeve me familjet

IZRAEL- Dy pengjet e liruara nga forcat izraelite janë bashkuar me familjarët e tyre. Ushtria, inteligjenca dhe policia izraelite liruan 60-vjeçarin, Fernando Marman dhe 70-vjeçarin Luis Har në një operacion të gjerë që bombardoi pjesë të qytetit duke vrarë rreth 100 persona.

Dy burrat, të cilët u rrëmbyen nga Hamasi nga Kibbutz Nir Yitzhak gjatë sulmit të tij në Izrael më 7 tetor u transportuan me avion në Spitalin Simba, pranë Tel Avivit, ku arritën rreth orës 3:15 të mëngjesit.

“Rreth orës 03:00 morëm një telefonatë nga autoritetet izraelite të cilët na thanë: Fernando dhe Luis janë në duart tona, ejani t'i shihni në spital. Ishim në gjendje shoku. Këtë nuk e prisnim. Por ne vrapuam drejt makinës dhe arritëm këtu”, tha Indan Bezerano, dhëndri i Luis Harit.

“Ne mund t'i shihnim. Me sa shohim ata janë nën vëzhgim mjekësor, në shtrat. Duken mirë, nëse mund ta them vetë. Ata i nënshtrohen një sërë testesh diagnostikuese, të rrethuar nga mjekë dhe infermierë. Më e rëndësishmja: familja e tyre është rreth tyre”, shtoi ai, duke folur për gazetarët.


“Kur i pamë, zemra jonë po rrihte 200 rrahje në minutë, ndoshta më shumë. Kishte shumë lot, përqafime, por pak fjalë. Jemi të lumtur sot, por nuk kemi fituar. Është një hap tjetër drejt kthimit në shtëpi” të pengjeve që mbahen ende në Gaza, theksoi Bezerano. Sipas Izraelit, tani ka 130 pengje në Gaza, nga të cilët 29 supozohen të vdekur.

bomabrdime pengje gaza

Sondazh

Poll