Bota

Kremlini mohon që trupat ruse po përdorin sistemin "Starlink" të Elon Musk

Sipas reagimit të Kremilinit Starlink nuk është as i certifikuar për përdorim në Rusi dhe as i furnizuar zyrtarisht në Rusi dhe për këtë arsye nuk mund të përdoret.

12 Shkurt 2024, 12:10 Nga N.F
Kremlini mohon që trupat ruse po përdorin sistemin
Foto ilustruese

RUSI- Kremlini këtë të hënë ka hedhur poshtë akuzat se po përdorin sistemin e internetit satelitor Starlink të Elon Musk. Sipas reagimit të Kremilinit Starlink nuk është as i certifikuar për përdorim në Rusi dhe as i furnizuar zyrtarisht në Rusi dhe për këtë arsye nuk mund të përdoret. Ukraina, e cila ka përdorur Starlink për komunikime ushtarake gjatë gjithë konfliktit të saj me Rusinë tha se trupat ruse po përdorin Starlink në pjesë të Ukrainës që ata kontrollojnë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk mund të përdoret zyrtarisht në asnjë mënyrë.

“Ky nuk është një sistem i certifikuar me ne; në përputhje me rrethanat, ai nuk mund të furnizohet zyrtarisht këtu dhe nuk furnizohet zyrtarisht. Prandaj, ai nuk mund të përdoret zyrtarisht në asnjë mënyrë. Kjo është arsyeja pse këtu, ndoshta, nuk duhet të ndërhyjmë në diskutimin mes regjimit të Kievit dhe sipërmarrësit Musk”, tha ai duke iu referuar qeverisë ukrainase, raporton Reuters.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës tha në një deklaratë të dielën se terminalet Starlink po përdoreshin nga njësi të tilla si Brigada e 83-të e Sulmimit Ajror të Rusisë, e cila po lufton pranë qyteteve Klishchiivka dhe Andriivka në rajonin lindor të Donetsk.

 

starlink elon musk lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll