Bota

"Kurti do të rrëzojë nga froni Ali Ahmetin"/ Xhaferi për deklaratat e Vuçiç: Ka qëllim të dëmtojë shqiptarët në Maqedoni

Xhaferi tha se të gjitha këto ndërhyrje të jashtme janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni. Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.

12 Shkurt 2024, 13:33 Nga r.ll
"Kurti do të rrëzojë nga froni Ali Ahmetin"/ Xhaferi
talat xhaferi

SHKUP- Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, ka reaguar për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në të cilën u diskutua për situatën në Kosovë pas ndalimit të dinarit serb. 

Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Nëdërkohë, Xhaferi tha se të gjitha këto ndërhyrje të jashtme janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.

“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiç, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta përcjellni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagohet se gjoja po na dilka zot Vuçiqi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha Xhaferi.

talat xhaferi aleksander vucic

Sondazh

Poll