Bota

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një park në Suedi

Mediat e huaja shkruajnë se nuk ka raportime për të lënduar, megjithatë, policia i këshilloi banorët të qëndronin brenda për t’u mbrojtur nga tymi.

12 Shkurt 2024, 13:05 Nga M.B
VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një park në Suedi
Foto nga vendi i ngjarjes

SUEDIA- Një zjarr masiv shpërtheu sot në një park në Goteborg të Suedisë. Raportohet se parku ujor është në ndërtim e sipër në një nga parqet më të mëdha argëtuese të rajonit nordik si dhe ishte planifikuar të hapej këtë verë. Mediat e huaja shkruajnë se nuk ka raportime për të lënduar, megjithatë, policia i këshilloi banorët të qëndronin brenda për t’u mbrojtur nga tymi.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë objektet e përfshira nga flakët ndërsa disa makina zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje. Gjithashtu një hotel si dhe zyrat në zonë u evakuuan.

suedia zjarr

Sondazh

Poll