Bota

Mitsotakis në Beograd përkrah Vuçiç, poston foton: Do të shënojmë shumë gola në marrëdhëniet tona dypalëshe

Një gol në një fushë futbolli të improvizuar, u përdor nga Mitsotakis dhe Vuçiç për të dërguar një mesazh bashkëpunimi midis Greqisë dhe Serbisë në prag të vizitës së sotme të punës së kryeministrit grek në Beograd.

12 Shkurt 2024, 11:56 Nga M.B
Mitsotakis në Beograd përkrah Vuçiç, poston foton: Do
Kyriakos Mitsotakis dhe Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot një vizitë zyrtare në Beograd ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Një gol në një fushë futbolli të improvizuar, u përdor nga Mitsotakis dhe Vuçiç për të dërguar një mesazh bashkëpunimi midis Greqisë dhe Serbisë në prag të vizitës së sotme të punës së kryeministrit grek në Beograd.

“Më vjen mirë që jam me mikun tim Aleksandar dhe e falënderoj shumë për mikpritjen. Jam i sigurt se sonte dhe nesër do të shënojmë shumë gola në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Mitsotakis në mbishkrimin e fotografisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_)

Po me të njëjtën foto e ka shoqëruar dhe Vuçiç mesazhin e tij ku thotë se është i lumtur që mund të pres një mik të madh të Serbisë, sipas tij. Ai shton se është krenar për marrëdhëniet e tyre dhe beson se do të arrijnë rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit midis popujve vëllezër, serb dhe grek, siç i quan Vuçiç.

“Këtë portë pas meje dhe kryeministrit Mitsotakis e ka blerë babai për Vukanin e vogël (djalin gjashtëvjeçar të kryeministrit të Serbisë). Unë dhe Kyriakos sapo bëmë një foto me topin. Jam i lumtur që mund të pres një mik të madh të Serbisë, jam krenar për marrëdhëniet tona personale, besoj se sonte dhe nesër do të arrijmë rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit midis popujve vëllezër, serb dhe grek", ka shkruar Vuçiç në postimin e tij nga ana tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

kyriakos mitsotakis dhe aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll