Aktualitet

U përplas për vdekje, 29-vjeçarja po udhëtonte me bashkëshortin, arrestohet shoferi i mjetit tjetër

Për ngjarjen, ka rënë në pranga 37-vjeçari me iniciale A.M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

12 Shkurt 2024, 11:41 Nga M.B
U përplas për vdekje, 29-vjeçarja po udhëtonte me
Foto nga aksideneti

MEMALIAJ- Lidhur me aksidentit e ndodhur ditën e djeshme në aksin Memaliaj-Krahës ku u përplasën 2 makina, dhe ku humbi jetën një 29-vjeçare, njoftohet se është arrestuar dretjuesi i mjetit me të cilin u aksidentua mjeti ku udhëtonte e reja dhe bashkëshorti i saj. Për ngjarjen, ka rënë në pranga 37-vjeçari me iniciale A.M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetase (pasagjere) dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve që u përplasën, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetases që humbi jetën, Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç. Gjithashtu, në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

aksident memaliaj

Sondazh

Poll