Aktualitet

Hera e dytë që burgoset për të njëjtën arsye/ Altin Çoku e shpërndau foton në disa platforma sociale, si shkoi e reja në vetëvrasje

Pas dëshmisë së familjarëve dhe këqyrjes së telefonit të vajzës, policia zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga 39-vjeçarin, Altin Çoku i cili akuzohet se është ai që i ka shpërndarë foton. 

12 Shkurt 2024, 09:58 Nga r.ll
Hera e dytë që burgoset për të njëjtën arsye/
fotoja ne rrjetet sociale

KAMËZ- Një tjetër rast vetëvrasje nga kërcënimi me foto intime në rrjetet sociale është raportuar kësaj here në Kamëz. Një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjate kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok". Pas dëshmisë së familjarëve dhe këqyrjes së telefonit të vajzës, policia zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga 39-vjeçarin, Altin Çoku i cili akuzohet se është ai që i ka shpërndarë foton. Pas kësaj vajza nuk e ka përballuar presionin dhe ka vendosur të vrasë veten.

Ky i fundit është personazh në rrjetin social "Tik Tok", ku në një videolive ka folur për njohjen me vajzën ku tha se e kishte takuar vetëm një herë. Sipas tij foton ja ka nisur vajza teksa ai ishte në tavolinë me shokun e tij, ku ai i ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë në rrjetet sociale. 

Ndërkohë sipas informacioneve, ka qenë vetë Altini ai i cili ka hapur disa profile false duke shpërndarë foton jo vetëm në platformën "Tik Tok" por edhe në "Telegram". Gjithashtu mësohet se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa tregonte herë pas here në videot e tij, që të njëjtën gjë e ka bërë edhe me vajza të tjera. Hetimet për zbardhjen e plotë sesi ka ndodhur ngjarja vijojnë ende. 

Hera e dytë që burgoset për të njëjtën arsye/

altin çoku

Sondazh

Poll