Aktualitet

Vrasja e ekonomistit në Kurbin/ Pronari u vëzhgua për disa ditë me dron, Gjeloshi lëviste me mjet të blinduar: Nuk kam konflikte!

Sipas raportimeve mësohet se objektivi i atentatorëve, Gjeloshi është vëzhguar prej disa ditësh me dron.

12 Shkurt 2024, 09:51 Nga N.F
Vrasja e ekonomistit në Kurbin/ Pronari u vëzhgua për disa
Selman Mihana

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kurbin ku mbeti i vdekur ekonomisti, Selman Mihana dhe u plagos pronari, Ardjan Gjeloshi. Sipas raportimeve mësohet se objektivi i atentatorëve, Gjeloshi është vëzhguar prej disa ditësh me dron. Sipas të dhënave të grupit hetimor një person ka kërkuar detaje në lidhje me numrin e punonjësve.

Nga detajet e zbardhura deri më tani dyshohet se 4 persona janë përfshirë në atentatin e së shtunës të cilët lëviznin me 2 automjete Range Rover. Ata kanë hyrë në zyrën e Gjeloshaj, jo nga dera kryesore por nga një pjesë e cila nuk është e rrethuar.  Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshaj për ta goditur pasi të ulej nga makina pasi ai lëvizte me automjet të blinduar dhe kjo do të sillte dështimin e planit. Sapo Gjeloshaj ka arritur personat kanë qëlluar në drejtim të tij dhe ekonomistit i cili mbeti i vdekur.

Në deklarimet e tij para hetuesve Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte. Ndërkohë përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm, personash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor. 

Ndërkohë policia është duke hetuar tre pista në lidhje me atentatin. Pista e parë e hetimeve lidhet me konfliktet në biznes që mund të këtë pasur Gjeloshi më parë. Pista e dyta është një ngjarje e ndodhur 22 vite ku dyshohet i përfshirë vëllai i biznesmenit. Pista më e mundshme, seri vrasjesh në Rrëshen ku dyshohet se Gjeloshi ka pasur informacion për një rast. Dyshohet se ka pasur dijeni edhe për disa raste të rënda në Lezhe dhe Fushë-Kuqe. Autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë që mund të çojë nëidentifikimin e tyre.

 

ardjan gjeloshi atentat kurbin

Sondazh

Poll