Aktualitet

Vrasja e ekonomistit në Kurbin, gjenden dy makina të djegura afër Urës së Milotit

Sipas raportimeve mësohet se janë gjetur dy makina të djegura afër Urës së Milotit, ku dyshohet se iu përkasin autorëve të vrasjes dhe plagosjes në Kurbin. 

12 Shkurt 2024, 10:28 Nga N.F
Vrasja e ekonomistit në Kurbin, gjenden dy makina të djegura afër
Selman Mihana

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kurbin ku mbeti i vdekur ekonomisti, Selman Mihana dhe u plagos pronari, Ardjan Gjeloshi.

Sipas raportimeve mësohet se janë gjetur dy makina të djegura afër Urës së Milotit, ku dyshohet se iu përkasin autorëve të vrasjes dhe plagosjes në Kurbin. 

Nga detaje e zbardhura më herët mësohet se Gjeloshi është vëzhguar prej disa ditësh me dron. Në atenat dyshohet se janë përfshirë 4 persona të cilët lëviznin me 2 automjete me fenelinë policie të tipit Range Rover dhe "Golf 4". Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë,

Ata kanë hyrë në zyrën e Gjeloshaj, jo nga dera kryesore por nga një pjesë e cila nuk është e rrethuar. Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshaj për ta goditur pasi të ulej nga makina pasi ai lëvizte me automjet të blinduar dhe kjo do të sillte dështimin e planit. Sapo Gjeloshaj ka arritur personat kanë qëlluar në drejtim të tij dhe ekonomistit i cili mbeti i vdekur.

Në deklarimet e tij para hetuesve Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte. Ndërkohë përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm, personash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor. 

 

selman mihana

Sondazh

Poll