Aktualitet

20 mijë euro të padeklaruara dhe produkte kontrabandë në portin e Durrësit, një i arrestuar dhe tre nën hetim

Eurot ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur nën kroskot.

12 Shkurt 2024, 09:49 Nga M.B
20 mijë euro të padeklaruara dhe produkte kontrabandë në
Durrës

DURRËS- Një 36-vjeçar u arrestua ndërsa nja 55-vjeçar u vu nën hetim pasi në autobusin në të cilin ishin të dy drejtues, u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera të kontrabanduara në portin e Durrësit. Në gjendje të lirë u proceduan gjithashtu një 50-vjeçar dhe një 35-vjeçar pasi gjatë një kontrolli në një automjet tip 'Nissan', u gjetën dhe u sekuestruan 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.

Eurot ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur nën kroskot. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, ndaj shtetasve dhe mjeteve, goditen 2 tentativa për të futur në Shqipëri, produkte ose para, pa i deklaruar. Në një autobus u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, ndërsa në një automjet u gjetën 20 000 euro. Për këto raste është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të ligjshëm të produkteve dhe shërbimeve, si dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë konstatuar dhe goditur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 1 rast të tentativës për të kontrabanduar produkte për të cilat paguhet akcizë dhe 1 rast të mosdeklarimit të të hollave. Konkretisht, për këto raste:

-u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 36 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. G., 55 vjeç, të dy banues në Shkodër. Nga kontrolli në autobusin në pronësi të drejtuesit 36-vjeçar, që kishte drejtues të dytë alternativ, shtetasin I. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, të dyshuara të kontrabanduara;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 50 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin fuoristrade tip "Nissan" që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer 35-vjeçari, në një hapësirë të përshtatur nën kroskot, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi. Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres kontrabande

Sondazh

Poll