Aktualitet

Vrau veten pas fotove intime në rrjete sociale/ Tezja e 27-vjeçares: Do vinte te unë në Itali, goca është vrarë, s’u hodh nga pallati

Ajo akuzoi Altin Çokun, i cili është personi që u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në disa platforma të rrjeteve sociale. 

12 Shkurt 2024, 10:57 Nga r.ll
Vrau veten pas fotove intime në rrjete sociale/ Tezja e 27-vjeçares:
tezja e vajzes

KAMËZ- Tezja e 27-vjeçares që u vetëvra në Kamëz dy ditë më parë, ka folur për mediat dhe  pretendon se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por aludoi se e kanë vrarë persona të tjerë.

Ajo akuzoi Altin Çokun, i cili është personi që u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në disa platforma të rrjeteve sociale. 

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

Në foton intime të publikuar shihej e reja në me Çokun në një dhomë hoteli, ndërsa 39-vjeçari pretendon se fotoja nuk është shpërndarë prej tij, por nga miku i tij i ngushtë. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

altin çoku

Sondazh

Poll