Art&Argëtim

VIDEO/ Bebe Rexha lë skenën e agravuar prej problemeve teknike

Bebe e pa të pamundur rregullimin e problemit teknik, dhe u largua nga skena menjëherë duke i dhënë fund të gjithë performancës.

12 Shkurt 2024, 11:25 Nga S.B
VIDEO/ Bebe Rexha lë skenën e agravuar prej problemeve teknike
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja e famshme Bebe Rexha vendosi që performanca e saj në Las Vegas të mos vazhdonte sepse ajo la skenën në mes shfaqjes e shqetësuar nga problemet teknike. Kantautorja u ngjit në skenë në Sports Illustrated ‘The Party’ prezantuar nga Captain Morgan të shtunën mbrëma dhe me sa duket mikrofoni i saj nuk po funksiononte mirë, sepse ajo kritikoi ashpër cilësinë e dobët të zërit.

"Prisni pak prisni. Ju dua, por duhet të kuptoni mosfunksionimin e mikrofonit..." tha Beb

Bebe e pa të pamundur rregullimin e problemit teknik, dhe u largua nga skena menjëherë duke i dhënë fund të gjithë performancës. Nuk është e qartë saktësisht për sa gjatë performoi ajo, por dihet se ka kënduar të paktën disa këngë, sepse shumë foto dhe video po qarkullojnë rreth saj në skenë.

Disa gazetarë kanë folur me Beben përpara incidentit dhe thuhet sipas TMZ, se këngëtarja nuk ishte plotësisht e gatshme të performonte. Rexha ishte shprehur se kishte humbur shumë para në lojëra fati të shtunën diku tek 3000 dollarë në pesë minuta sipas saj. Si rrjedhojë thuhet se kishte zgjedhur të performonte në skenë vetëm prej pagesës. Pas ikjes së beftë nga skena, Bebe nuk u rikthye më, duke lënë publikun e shokuar.

bebe rexha

Sondazh

Poll