Art&Argëtim

I vodhën laptopin, Kapital T njofton shtyrjen e publikimit të këngës së re

Ngjarjen e ka ndarë në rrjetin e tij në Instagram ku ka shkruar se i kanë vjedhur laptopin personal në të cilin mbante materialin e ri artistik.

11 Shkurt 2024, 16:05 Nga N.F
I vodhën laptopin, Kapital T njofton shtyrjen e publikimit të
Kapital T

KOSOVË- Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur Kapital T-së të cilit i kanë vjedhur laptopin. Ngjarjen e ka ndarë në rrjetin e tij në Instagram ku ka shkruar se i kanë vjedhur laptopin personal në të cilin mbante materialin e ri artistik.

Kapital T është shprehur se kënga e tij e re e cila ishte planifikuar për një publikim të afërt, do të vonohet për shkak të vjedhjes së papritur. Ai ka rrëfyer se laptopin e kishte lënë në makinë dhe se grabitësit, në një moment kanë arritur të thyejnë xhamin e pasëm të makinës dhe të marrin pajisjen.

vjedh kapital t laptop

Sondazh

Poll