Art&Argëtim

Taylor Swift nuk u lejua të takonte të dashurin e saj përpara ndeshjes, arsyeja habit fansat

Ikona e popit, e cila po performonte në Tokio, Japoni, këtë fundjavë, zgjodhi të kthehej në shtëpi në Los Angeles për të mbështetur Kelce.

12 Shkurt 2024, 10:02 Nga S.B
Taylor Swift nuk u lejua të takonte të dashurin e saj përpara
Taylor Swift

SHBA- Taylor Swift u kthye në Shtetet e Bashkuara të shtunën përpara Super Bowl-it por ajo gjithsesi nuk pati mundësinë të shihte të dashurin e saj, Travis Kelce një natë përpara ndeshjes. Ikona e popit, e cila po performonte në Tokio, Japoni, këtë fundjavë, zgjodhi të kthehej në shtëpi në Los Angeles për të mbështetur Kelce.

Swift nuk arriti të takojë të dashurin e saj dhe kjo mendohet se ishte për shkak të një vendimi të supozuar apo një rregulli të pashkruar të NFL që i pengon lojtarët të shohin dhe takojnë gratë ose të dashurat e tyre një natë para një ndeshjeje të madhe, raporton TMZ. Për shkak të rregullit të supozuar, Swift e kaloi natën e së shtunës e vetme në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.

Taylor Swift nuk u lejua të takonte të dashurin e saj përpara
Travis Kelce dhe Taylor Swift

nfl taylor swift

Sondazh

Poll