Art&Argëtim

Angelina Mango fiton "Sanremo 2024" me "La noia"

Mango mori gjithashtu çmimin ”Lucio Dalla Press Room”, me 22 vota, dhe çmimin ”Giancarlo Bigazzi” për kompozimin më të mirë muzikor.

11 Shkurt 2024, 10:47 Nga M.B
Angelina Mango fiton "Sanremo 2024" me "La noia"
Sanremo 2024

ITALIA- Këngëtarja Angelina Mango ka fituar festivalin e Sanremos 2024 në Itali me këngën ”La noia” (”Mërzia”). Mango mori gjithashtu çmimin ”Lucio Dalla Press Room”, me 22 vota, dhe çmimin ”Giancarlo Bigazzi” për kompozimin më të mirë muzikor.  Pas Mango-s u renditën Geolier me këngën ”I’ p’ me, Tu p’ te”, Annalisa me ”Sinceramente”, Ghali me ”Casa mia” dhe Irama me ”Tu no”.

”Jeni të gjithë të çmendur, faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit që erdhët”, tha përmes lotëve artistja 22-vjeçare, vajza e këngëtarit të ndjerë Pino Mango dhe e Laura Valente.

Kujtojmë se kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos. Suksesi i fundit daton në vitin 2014, kur Arisa fitoi me ”Controvento”.

Çmimi i Kritikës Mia Martini shkoi për Loredana Bertè me këngën ”Pazza”. Çmimi ”Sergio Bardotti” për tekstin më të mirë iu dha Fiorella Mannoias me ”Mariposa”. Orteku i preferencave e çoi televotimin në një kthesë, pasi artistët dhe fansat raportuan probleme me marrjen e mesazheve konfirmuese. Por, 'RAI', pas kontrolleve të duhura, saktësoi se sasia e madhe e preferencave ishte marrë siç duhet dhe se asnjë votë nuk kishte humbur.

angelina mango sanremo 2024

Sondazh

Poll