Art&Argëtim

Mamaja e Selena Gomez në mbrojtje të saj pas largimeve të shpeshta nga mediat sociale

Teefey komentoi mbi këtë çështje ndërsa diskutoi për ‘Wondermind’, rrjetin e shëndetit mendor që ajo bashkëthemeloi me këngëtaren e "Single Soon" në vitin 2022.

10 Shkurt 2024, 15:36 Nga S.B
Mamaja e Selena Gomez në mbrojtje të saj pas largimeve të
mamaja e Selena Gomez

SHBA- Mamaja e këngëtares së famshme Selena Gomez, Mandy Teefey, ka dalë në mbrojtje të vajzës së saj pas reagimit të ashpër që ajo mori në lidhje me largimet e shpeshta nga rrjetet sociale.

"Është thjesht ajo që i nevojitet për atë periudhë kohore," tha Teefey për Elite Daily të enjten përsa i përket kohës që vajza e saj preferon të largohet dhe të bëjë një pushim nga mediat sociale. “Mund të qëndroj një javë pa parë asnjë media sociale, dhe më pas do ti hap dhe do të përpiqem të postoj sërish”, shtoi ajo. "Por Selena duhet ti japë vetes çfarëdolloj kohe që i nevojitet."

Teefey komentoi mbi këtë çështje ndërsa diskutoi për ‘Wondermind’, rrjetin e shëndetit mendor që ajo bashkëthemeloi me këngëtaren e "Single Soon" në vitin 2022, i cili synon të destigmatizojë shëndetin mendor dhe të sigurojë qasje të lehtë në burime për ata që kanë nevojë. Gomez ka qenë e hapur për mënyrën se si e vuan shëndeti i saj mendor kur ajo angazhohet shumë shpesh me mediat sociale.

“Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën time. Jam më e lumtur, jam më e pranishme, lidhem më shumë me njerëzit. Unë e kuptoj se sa i fuqishëm është interneti dhe në shumë mënyra ai ka bërë gjërat më të mira për botën” shpjegoi ajo.

Pothuajse një vit më parë, ajo bëri një pushim nga rrjetet sociale pasi filloi drama me Jenner, 26 vjeç dhe Hailey Bieber, 27.

"Unë do të marr një pushim nga mediat sociale sepse kjo është pak budallallëk dhe unë jam 30 vjeç. Jam shumë e madhe në moshë për këtë," tha Selena para se të largohej.

selena gomez media sociale largimi nga mediat sociale

Sondazh

Poll