Art&Argëtim

Taylor Swift dhe Travis Kelce celebrojnë fitoren e Super Bowl me puthje në fushë

Për disa marrëdhënia e tyre duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me kritikët e krahut të djathtë që spikasin teoritë konspirative të Swift dhe Kelce.

12 Shkurt 2024, 09:25 Nga S.B
Taylor Swift dhe Travis Kelce celebrojnë fitoren e Super Bowl me puthje
Travis Kelce dhe Taylor Swift

SHBA- E rrethuar nga tifozë futbolli, kamera dhe konfeti, këngëtarja Taylor Swift ndau një puthje në fushë me të dashurin e saj Travis Kelce pasi ylli i futbollit amerikan arriti një fitore të dytë radhazi në Super Bowl. Miliona amerikanë ishin përfshirë për ndeshjen e kampionatit e cila vuri gjithashtu në qendër të vëmendjes romancën e Swift me Kelcen. Përqafimi i tyre pas fitores së thellë të Chiefs ndaj San Francisco 49ers ishte një përfundim kinematografik i një sezoni futbolli në të cilin Swift dhe i dashuri i saj i ri kanë qenë shpesh në qendër të vemendjes. Këngëtarja, aktualisht në mes të turneut të saj miliardë dollarësh 'Eras', ka qenë e rregullt në lojërat e Kelce që nga paraqitja e saj e parë në NFL në shtator.

Taylor Swift dhe Travis Kelce celebrojnë fitoren e Super Bowl me puthje
Travis Kelce dhe Taylor Swift

Për disa marrëdhënia e tyre duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me kritikët e krahut të djathtë që spikasin teoritë konspirative të Swift dhe Kelce. Disa kritikë madje pretenduan se marrëdhënia e tyre ishte pjesë e një komploti për të manipuluar lojën e kampionatit në një përpjekje për të ndihmuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden të rizgjidhej.

Një sondazh i kohëve të fundit nga Universiteti Seton Hall në Nju Xhersi zbuloi se rreth 21% e amerikanëve që planifikonin të shikonin Super Bowl-in e këtij viti thanë se prania e Swift-it ndikoi në vendimin e tyre ose të dikujt në familjen e tyre.

Swift mbërriti në Las Vegas disa minuta para nisjes pas një udhëtimi të gjatë nga Tokio, ku kishte një koncert të shtunën në mbrëmje. Ajo u fotografua duke mbërritur në stadiumin Allegiant me familjen dhe miq të famshëm, duke përfshirë reperen Ice Spice, këngëtaren Lana Del Rey dhe aktoren Blake Lively. Ishte një lojë e tensionuar, por gjatë gjithë natës Swift dukej entuziaste, duke qeshur dhe kërcyer me miqtë e saj.

Taylor Swift dhe Travis Kelce celebrojnë fitoren e Super Bowl me puthje
Taylor Swift

taylor swift super bowl travis kelce

Sondazh

Poll