Aktualitet

Del FOTOJA e 39-vjeçarit/ Viktima ishte e martuar në Kosovë, kishte pasur vetëm një takim me të arrestuarin

Mësohet se shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

12 Shkurt 2024, 09:12 Nga r.ll

Del FOTOJA e 39-vjeçarit/ Viktima ishte e martuar në Kosovë,

KAMËZ- Është publikuar fotoja e 39-vjeçarit, Altin Çoku i cili u arrestua sepse i kishte publikuar në rrjetet sociale foto intime një 27-vjeçareje e cila më pas është hedhur nga pallati dhe ka vdekur. 

Çoku është dhe personazh i njohur në rrjetin social "TikTok", ku dhe ka treguar historinë e njohjes me vajzën. Ai tregon se e ka takuar viktimën vetëm një herë në një hotel. Më pas ai akuzon shokun e ngushtë që i ka publikuar foton pasi shprehet se ai i ka marrë nga telefoni foton që 27-vjeçarja i kishte dërguar nga takimi i tyre. 

Çoku thotë se pas shpërndarjes së fotos në "TikTok", vajza është ndarë nga burri dhe ka tentuar vetëvrasjen dy herë të tjera. Ai thotë se ajo foto i ka shkaktuar probleme edhe me bashkëshorten e tij. 

Del FOTOJA e 39-vjeçarit/ Viktima ishte e martuar në Kosovë,

Mësohet se shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër. 

altin çoku kamez

Sondazh

Poll