Aktualitet

"Tempulli"/ Nga sigurimi i lëndës narkotike deri te shitja, zbardhen përgjimet si kryhej tregtia e drogës

Sipas dosjes së prokurorisë, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, duke e siguruar drogën nga lidhjet e tyre shoqërore, ku e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre.

12 Shkurt 2024, 09:02 Nga r.ll
"Tempulli"/ Nga sigurimi i lëndës narkotike deri te shitja,
foto ilustruese

TIRANË- Operacioni antridrogë "Tempulli" vijon ende me arrestimet, ndërkohë që është zbardhur dosja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për disa nga personat të vënë në pranga, pasi shisnin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Sipas përgjimeve të zbardhura, tregtia e drogës kryhej më shumë gjatë orëve të darkës. Njëri nga të arrestuarit, Andi Alldervishi ka shitur doza me kokainë, rasti i cili është dokumentuar me video dhe audio. Më datë 13 nëntor 2023, rreth orës 22:25, në rrufën interurbane Tiranë-Elbasan, i ka shitur kokainë personit të autorizuar nga prokuroria, i koduar me emrin “Eri”. Madje në audio përgjimet, bëhen edhe pazare sesa do të shitej kokaina. Në datën 6 dhjetor 2023, rreth orës 23:40, në Bërzhite në Tiranë, personi i koduar si “Visi”, blen 0.4 gram kokainë nga 25 vjeçari Alldervishi.

Sipas dosjes së prokurorisë, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, duke e siguruar drogën nga lidhjet e tyre shoqërore, ku e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre.

Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave. Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme, shpeshherë në afërsi të banesave të tyre.

operacioni tempulli

Sondazh

Poll