Aktualitet

Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Boboshticë-Dardhë, nuk ka problematika në qarkullimin e automjeteve

Bëhet me dije se reshjet e dëborës nuk kanë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve pas ndërhyrjes së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

12 Shkurt 2024, 08:48 Nga M.B
Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Boboshticë-Dardhë, nuk
Foto ilustruese

KORÇA- Gjatë natës së shkuar, zona e Koçës është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat kanë mbuluar aksin Boboshticë-Dardhë.

Bëhet me dije se reshjet e dëborës nuk kanë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve pas ndërhyrjes së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetra ndërkohë që aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme. I gjithë qarku i Korçës gjatë orëve të natën është përfshirë nga reshje të shumta të shiut shoqëruar me erë të fortë.

debora dardha boboshtica

Sondazh

Poll