Aktualitet

Ulen sërish temperaturat, mësoni si pritet të jetë moti sot

Orët e pasdites vonë do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

12 Shkurt 2024, 07:09 Nga r.ll
Ulen sërish temperaturat, mësoni si pritet të jetë moti sot
foto ilustruese

TIRANË- Zonat veriore dhe qendrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut do të paraqiten zonat jugore.

Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore. Orët e pasdites vonë do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

parashikimi i horoskopit 12 shkurt 2024

Sondazh

Poll