Aktualitet

Fermerët në Devoll në protestë, rreshtojnë traktorët para Drejtorisë së Bujqësisë

Në shenjë proteste, fermerët kanë shkuar me traktorë dhe kanë rreshtuar përballë Drejtorisë së Bujqësisë.

10 Shkurt 2024, 12:41 Nga M.B
Fermerët në Devoll në protestë, rreshtojnë
Foto nga protesta

DEVOLL- Fermerët dhe blegtorët kanë dalë sot për të protestuar përballë Drejtorisë së Bujqësisë në Devoll. Në shenjë proteste, fermerët kanë shkuar me traktorë dhe kanë rreshtuar përballë Drejtorisë së Bujqësisë. Ata shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra është ulur me rreth 30% të vlerës.

Kërkesat e fermerëve drejtuar Ministrisë së Bujqësisë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike.

 

fermeret protesta

Sondazh

Poll