Aktualitet

EMRI/ Përvetësoi 215 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Mësohet se në pranga ka rënë një 38-vjeçar me emrin Lorin Xhelilaj.

10 Shkurt 2024, 10:38 Nga I.A
EMRI/ Përvetësoi 215 mijë euro nëpërmjet mashtrimit,
Policia

TIRANË- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mashtrim. Mësohet se në pranga ka rënë një 38-vjeçar me emrin Lorin Xhelilaj. Xhelilaj ka mashtuar një 26-vjeçar duke i marrë shumën 215 000 euro për t'i nxjerr atij pasaportën bullgare si dhe do e bente aksioner në një kompani në Turqi.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”. Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

lorin xhelilaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2024, 07:27 Fatos Fico

A do të rrethohet Tirana si Parisi ?

Foto ilustruese TIRANA- Parisi është në rrethim nga fermerët francezë. Nëse ata arrijnë të mbyllin dhe tregun e shu...