Aktualitet

EMRI/ Punonte në një subjekt mineral, dëmtohet minatori në Bulqizë, dërgohet me urgjencë te Trauma

Minatori 53 vjeçar është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

10 Shkurt 2024, 11:34 Nga E.d
EMRI/ Punonte në një subjekt mineral, dëmtohet minatori në
Foto ilustruese

BULQIZË- Një tjetër minator ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në minierën e Bulqizës. 53 vjeçari Bilal Sula me detyrë armator ka qenë në frontin e punës teksa është plagosur rëndë si pasojë e shembjes së një masivi gurësh. Ngjarja ka ndodhur në galeritë e Albchrome që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit "Yildirim" prej disa vitesh.

Minatori 53 vjeçar është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti.

Njoftim:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth ores 10:15, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B.S., 53 vjeç, banues në fshatin Vajkal, me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. 53-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

bulqizë bilal sula

Sondazh

Poll