Aktualitet

Kultivonte lëndë narkotike dhe vidhte energjinë elektrike, arrestohet në Fier 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Finalizimi operacionin policor të koduar “Cities” solli arrestimin provizor të 30-vjeçarit.

10 Shkurt 2024, 11:43 Nga S.B
Kultivonte lëndë narkotike dhe vidhte energjinë elektrike,
foto ilustruese

FIER- Arrestohet një person me inicialet E.P 30 vjeç ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se 30-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike si dhe vjedhjen e energjisë elektrike. Shtetasit i është caktuar masa arrest me burg nga Gjykata e Madridit dhe pritet ekstradimi i tij në Spanjë. Finalizimi operacionin policor të koduar “Cities” solli arrestimin provizor të 30-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, nga Sektori i Policisë Rrugore dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Madridit dhe Interpol Tiranës.

Në vitin 2022, në 2 qytete në Spanjë, kultivoi sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, pjesëtari i grupit kriminal.

Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilat kryhen të bazuara në inteligjencën policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, u finalizua operacioni policor i koduar “Cities”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. P., 30 vjeç.

Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Shtetasi E. P. akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier kultivim i lendeve narkotike spanje

Sondazh

Poll