Aktualitet

Banorët kundër rrugës së re në Fllakë të Durrësit: Na bllokon lëvizjen, të ndërtohen akse dytësore

Banorët kërkojnë që të kenë akses dytësore në këtë rrugë dhe ajo mos të bllokohet, por të ketë dalje për çdo lagje.

10 Shkurt 2024, 12:20 Nga M.B
Banorët kundër rrugës së re në Fllakë të
Foto nga protesta

DURRËS- Banorët e Fllakës në Durrës kanë dalë në protestë kundër punimeve të një firme e cila ka fituar një tender për rrugën hyrëse të kësaj zone. Banorët kërkojnë që të kenë akses dytësore në këtë rrugë dhe ajo mos të bllokohet, por të ketë dalje për çdo lagje. Sipas tyre mbikalimi që do të ndërtohet nëse nuk i jep zgjidhje.

Protestuesit thanë se nuk kanë asnjë shkresë që të njihen si banorë me projektin, ndërsa shtuan se nuk kanë marrë asnjë reagim nga bashkia e Durrësit.

“Nëse bëhet kjo rrugë, na bllokohet kalimi. Çojmë fëmijët në shkollë, kemi punën. I bie që të shkojmë në shtëpi me helikopter”, tha një protestues.

Bizneset po ashtu thonë se me vendosjen e barrierave nuk i kanë lënë asnjë mundësi kalimi për të ushtruar aktivitetin. Banorët e zonës gjithashtu kanë deklaruar se protesta e tyre do të përshkallëzohet.

protesta fllake durres

Sondazh

Poll