Aktualitet

Atentati në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: Objektivi ishte pronari Ardian Gjeloshi, dyshohet se është qëlluar me automatik

Sipas Berberi, objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi.

10 Shkurt 2024, 09:22 Nga M.B
Atentati në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: Objektivi ishte pronari
Gentjan Berberi

KURBIN- Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihane dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardian Gjeloshi. Sipas Berberi, objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi.

"Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista hetojmë konflikte mosmarrëveshje. Objektivi dyshohet A.GJ dhe është në gjendje të mirë", tha Berberi.

 

vrasja kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2024, 07:27 Fatos Fico

A do të rrethohet Tirana si Parisi ?

Foto ilustruese TIRANA- Parisi është në rrethim nga fermerët francezë. Nëse ata arrijnë të mbyllin dhe tregun e shu...