Sport

Mbrojtësi anglez i Genoas kujton ditën kur u befasua nga Jose Mourinho: “Ai më tha se djali i tij ishte një fans i imi”…

Gjithçka ka ndodhur gjatë kohës kur trajneri portugez ishte te Tottenham

10 Shkurt 2024, 12:00 Nga DOSJA

Mbrojtësi anglez i Genoas kujton ditën kur u befasua nga Jose

ITALI - Djed Spence, mbrojtësi anglez 23-vjeçar, ka kujtuar këtë të premte një histori shumë të veçantë për të me trajnerin José Mourinhon.

Sipas deklaratave të lojtarit të Genoas, i huazuar nga Tottenhami deri në fund të sezonit, në gazetën italiane 'La Gazzetta dello Sport', trajneri portugez e befasoi atë në fund të një ndeshjeje mes Tottenhamit dhe Middlesbrough për FA Cup.

"Mourinho erdhi (në dhomat e zhveshjes), m'u afrua dhe më kërkoi t'i jepja fanellën që ai t'ia jepte djalit të tij, i cili ishte një tifoz i imi. Unë u befasova, duhet ta pranoj. Në fund të fundit, ne jemi duke folur për një nga trajnerët më të mirë në botë”,- tha futbollisti.

Pavarësisht se të dy kanë një të kaluar të përbashkët te Tottenham, Djed Spence dhe José Mourinho nuk paten një karrierë të gjatë së bashku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll