Aktualitet

FOTO/ Vritet ekonomisti dhe plagoset pronari i firmës, ja vendi ku ndodhi ngjarja në Kurbin, RENEA zbarkon në zonë

Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

10 Shkurt 2024, 08:34 Nga M.B
FOTO/ Vritet ekonomisti dhe plagoset pronari i firmës, ja vendi ku ndodhi
Foto nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mësohet se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari Selman Mihana, me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. 

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

kurbin vrasje

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2024, 07:27 Fatos Fico

A do të rrethohet Tirana si Parisi ?

Foto ilustruese TIRANA- Parisi është në rrethim nga fermerët francezë. Nëse ata arrijnë të mbyllin dhe tregun e shu...