Aktualitet

Vendimi i dhënë para 6 vitesh, ish-naftëtarët e Ballshit kërkojnë ende pagat e fituara me gjyq

Mbyllja e rafinerisë se përpunimit të naftës përveç se la të papunë mijëra punonjës ka ndikuar edhe në rënien ekonomike të qytezës së Ballshit, ku të paktën një anëtar i çdo familje ishte i punësuar në rafineri.

9 Shkurt 2024, 15:28 Nga r.ll
Vendimi i dhënë para 6 vitesh, ish-naftëtarët e Ballshit
naftetaret

BALLSH- Prej gjashtë vitesh rreth 1000 ish-naftëtarë të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, vazhdojnë të kërkojnë të drejtën legjitime të konfirmuar edhe nga gjyqësori, që u ka njohur dëmshpërblimin me 13 paga.

Vendimi gjyqësor i dhënë që në vitin 2017, ende sot nuk është ekzekutuar.

Mbyllja e rafinerisë se përpunimit të naftës përveç se la të papunë mijëra punonjës ka ndikuar edhe në rënien ekonomike të qytezës së Ballshit, ku të paktën një anëtar i çdo familje ishte i punësuar në rafineri.

naftetaret e ballshit

Sondazh

Poll